Grekja shkoi për një masazh, shqiptari merr “mesazhin” e gabuar dhe i fut duart poshtë të brendshmeve

Një 23-vjeçare greke ka përjetuar tmerr në një sallon bukurie, ku kishte rezervuar për një masazh. E reja greke në Athinë është dhunuar seksualisht nga masazhatori shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, kur e reja ishte e shtrirë në shtratin e sallonit gjysmë e zhveshur, shkruajnë mediat greke.

Masazhatori shqiptar i ka tërhequr me këmbëngulje të brendshmet dhe kur viktima i tha të ndalonte, ai jo vetëm që nuk e respektoi, por shkoi aq larg sa vendosi gishtat në organet e saj gjenitale.

Vajza ka denoncuar ngjarjen, ndërsa disa orë më vonë 53-vjeçari shqiptar është lokalizuar dhe arrestuar nga policia, transmeton abcnews.al.

Në dëshminë e saj vajza tregoi se ndërsa ai filloi të masazhonte kofshët e saj dhe lëvizjet e tij nga një pikë e tutje u bënë të çuditshme dhe shqetësuese. Ajo tha se gjatë procedurës, ai tentoi t’i hiqte të brendshmet, edhe pse ajo kundërshtonte. Vajza, siç tha, e ngarkonte dhe rregullonte vazhdimisht. Madje shqiptari i tha asaj “të mos shqetësohej, pasi të tjerët masazhoheshin lakuriq.

Më pas ai i tha të shtrihej në shpinë dhe filloi t’i masazhonte barkun. Dhe aty filloi të sillej sërish çuditërisht. Ai uli duart dhe në një moment ka futur dorën brenda të brendshmeve të vajzës, duke i prekur organet gjenitale. Ajo i tha të ndalonte, ndërsa ai i tha asaj “nuk ka problem”.

Shqiptari përsëriti të njëjtin veprim, ndërsa vajza tentoi të ikte ai u përpoq ta mbante aty duke i thënë “më fal” me ftohtësi dhe duke i fërkuar këmbën.

Pasi doli nga salloni vajza denoncoi rastin dhe nga verifikimet u bë e dutur se bëhej fjalë për shqiptarin 53-vjeçar që u arrestua pasditen e 27 nëntorit.