Rodrigo prek këmbët magjike të Ronaldos pas një interviste (VIDEO)

Rodrigo i dha një intervistë Ronaldos duke folur për përvojën e tij të deritanishme në Kupën e Botës, me 21-vjeçarin anësor të Real Madridit që i preku këmbët legjendës së Seleçaos në fund për të marrë pak nga magjia e tij.

Reagimi i dy herë kampionit të botës ishte i paçmuar, me të dy ata që shpërthyen në të qeshura në fund. Rodrigo ka bërë dy paraqitje si zëvendësues në Botërorin e Katarit, ku ka luajtur 15 minuta kundër Serbisë dhe 45 minuta kundër Zvicrës, ndërsa ka dhënë edhe një asistim, pas lëndimit të Neymar.

Ronaldo, i cili mbante rekordin e golashënuesit më të mirë në Kupën e Botës me 15 gola deri në vitin 2014, kur u tejkalua nga Miroslav Klose, ka fituar dy herë Kupën e Botës (1994, 2002). /G.D albeu.com/


Shtuar 29.11.2022 10:47