Grabiti me dhunë, arrestohet 16- vjeçari shqiptar në Greqi

Një 16 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet për grabitje me dhunë.

I arrestuar mëngjesin e së shtunës së kaluar, 16 vjeçarit shqiptar i është gjendur në shtëpinë e tij një arsenal të vogël që nuk i përshtatet moshës së tij.

Policia e Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës kontrolloi shtëpinë e të riut shqiptar dhe gjeti, shufër hekuri, çekiç hekuri, thikë zvicerane, kaçavidë, kapuç, doreza, celular.

Policia e ka lokalizuar 16-vjeçarin në Glyfada dhe e ka arrestuar ndërsa është në kërkim të dy anëtarëve të tjerë të bandës së dhunuesve Amoustak.

Policia shkoi për kontroll në shtëpinë e shqiptarit pas një denoncimi se një bandë e armatosur kishte grabitur disa të mitur në zonën e Pagratit.

I arrestuari është dërguar në Prokurori, ndërsa hetime vazhdojnë për identifikimin e sulmeve të tjera.