Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Ervis Halimi, 22 vjeç dhe Musa Godo, 28 vjeç, të cilët grabitën banesën e një çifti të moshuar në Fier dhe dhunuar 89-vjeçarin, Çaush Shehaj, i cili një ditë pas ngjarjes ndërroi jetë në spital për shkak të dëmtimeve që kishte marrë.
Kujtojmë se autorët kanë patur dhe armë me vete dhe nga banesa e çiftit që jetonin vetëm dhe në kushte të vështira, kanë marrë 5 mijë lekë.
Në lidhje me ngjarjen, reaguar të afërmit e viktimës, të cilët e cilësuar krimin makabër dhe kërkuan drejtësi./albeu.com