Gomonia përplas çiftin në Jalë, të rinjtë përfundojnë në spital

Dy persona janë përplasur nga një gomone në plazhin e Jalës.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në momentin që mjeti ka tentuar të dalë në breg, por nuk ka arritur të ndalojë në kohë.

Për pasojë ka dëmtuar një çift pushuesish, A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët kanë qenë në breg.

31-vjeçari ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Dy personat gjenden në spitalin e Himarës duke marrë mjekime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, Gj. P., 37 vjeç. Çifti i janë turistë shqiptarë dhe kanë qenë duke qëndruar në breg në momentin që gomonia i ka goditur.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 16.07.2022 12:00