Kryeministri Edi Rama nuk i kursen fëmijët, madje i publikon pa i mbuluar portretet e tyre, e gjitha kjo në kuadër të fushatës.
Mëngjesin e sotëm e ka nisur me një postim në rrjetet sociale ku ka shpërndarë disa fotografi nga takimet që kishte dje në Durrës.
Rama ishte një banesë të re të rindërtuar pas tërmetit, ndërsa në foto shihen dy fëmijë të vegjël, vëllai me motrën
Rama me nota humori e ka cilësuar veten si “gogoli” ndërsa djalin e vogël si një hero që mbron motrën nga “gogoli”.
“Kur vëllai vjen me Spidermanin të mbrojë motrën nga Gogoli?”, shkruan Rama.