Gjykata e Lezhës ka lënë në “arrest shtëpie” 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen pas një përplasjeje verbale.
I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë në një seancë me dyer të mbyllura.
Ndaj tij rëndojnë dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 tetor, në Lezhë në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”.
Lexo edhe: Goditi mësuesen me karrige, flet motra e 17-vjeçarit në Lezhë: Vëllai e vuan shumë humbjen e babait
Nxënësi goditi me karrige mësuesen gjatë orës së mësimit.
Sipas vetë nxënësve që ishin të pranishëm në klasë, sherri ka nisur pasi mësuesja i ka përmendur babin që i kishte ndërruar jetë djalit.
Ky i fundit më pas ka ngritur karrigen dhe e ka qëlluar duke e shtrirë përtokë, si dhe i ka shkaktuar fraktura në trup./Albeu.com