Shtetasi Gj. Ç. ka pësuar dëmtime në trup dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi më datë 20.08.2022, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, ky shtetas është konfliktuar me shtetasin Gj. Ç. (vëllai i bashkëshortes së tij) dhe e ka goditur atë me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Shtetasi Gj. Ç., ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore./albeu.com