Policia greke ka goditur një grup kriminal pjesë e të cilit ishin edhe katër shqiptarë.
Mësohet se të arrestuarit kanë kryer 45 vjedhje në periudhën tetor-nëntor të 2021-it si edhe gjatë muajit korrik të 2022-it.
Pas disa muajsh hetimesh dhe kërkimesh efektivët arritën të identifikojnë dhe godasin bandën e hajdutëve shqiptarë të cilët kanë kryer 45 vjedhje në Janinë, kryesisht në banesa dhe magazina.
Vlera e sendeve të plaçkitura arrin në 30 mijë euro, sipas autoriteteve greke./albeu.com