Gledis Nano tha se aksionet e policisë dekonspirohen, reagon Meta: Prandaj e shkarkuan!

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me intervistën e dhënë nga ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, për median Franceze.

Teksa Nano u shpreh se aksionet e policisë dekonspiroheshin, Meta tha se kjo ka qenë edhe arsyeja e shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm nga detyra.

Sipas Metës, këtu mafia ka shtetin e vetë.

“Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë.

Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet.

Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit!”, ka shkruar Meta./albeu.com/