Gjyshja e autorit që vrau një prej vëllezërve në Elbasan: I lumshin duart! Ata më drogonin vajzën

Gjyshja e autorit që qëlloi me thikë një prej vëllezërve në Elbasan duke i marrë jetën ndërsa tjetrin e plagosi ka folur ekskluzivisht për “Shqipëria Live” duke mos shfaqur pendesë për krimin e rëndë.

Ajo tha se dy vëllezërit ia merrnin vajzën, motrën e autorit, e cila sot është 14 vjec, e drogonin dhe e shfrytëzonin për prostitucion. Me tone të ashpra, gjyshja tha “djalit i lumshin duart”, ndërsa policisë i ka thënë “më jep armën sepse do t’i vras të gjithë si familje”.

Gjyshja e A.H: Ka vrarë Mikelin dhe Florencin tha, shumë mirë ia ke bërë i thashë. Djali erdhi në shtëpi dhe nuk tha që ka bërë krim. Të dy vëllezërit kanë dashur ta conin për prostitutë. E shpërndanin në grup këta. E shfrytëzonin vajzën si prostitutë në Elbasan. Nuk vinte në shtëpi, e linin në rrugë se e drogonin. I thoja hajde, po e drogonin dhe prap me horrat rrinte.

E kam denoncuar në polici ka 1 vit e gjysmë dhe nuk e kanë marrë për bazë. E kam denoncuar 100 herë. Vajza vinte e shqetësuar, ose nuk vinte fare, rrinte andej.

Jeta ka qenë me halle, herë me bukë, herë pa bukë. Vajza është në klasë të tetë këtë vit, e la shkollën fare. Djalit i lumshin duart, edhe policisë i thashë më jep armën sepse do ti vras të gjithë si familje.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës kur pati përplasje mes të rinjve dhe Florenc Kovaçi, 28-vjeç ndërroi jetë ndërsa vëllai i tij, Mikel Kovaçi u plagos./tch


Shtuar 8.11.2021 14:36