Avokati penalist, Sajmir Visha tha se gjyqtarja Enkeleda Kapedani, që është bërë protagoniste në lajmet e mediave këto orë për disa video që janë publikuar në rrjet, mund të jetë nën shantazh nga bota e krimit dhe duhet marrë në mbrojtje.
“Ajo gjyqtare duhet parë se çfarë çështjet ka në gjykim, duke e ditur gjendjen e rendit në Elbasan. Duhet parë dhe duhet marrë në mbrojtje se publikimi i atyre videove mund të jetë edhe shantazh nga persona të tjerë”, tha Visha.
Të lidhura
None found
Avokati foli në emisionin Opinion. Ai tha gjithashtu se nuk duhet nxituar “në kryqëzimin” e gjyqtares në fjalë dhe se sot, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë në presion të madh.
Megjithatë, Visha tha se videot në fjalë, nëse janë të vërteta kanë cenuar integritetin e gjyqtarit dhe Kodin e Etikës së tyre, të miratuar vetëm një muaj më parë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
