Gjyqi për Ervin Salianjin, caktohet anëtarja e re e trupit gjykues

Gjyqtarja Elona Toro do të shqyrtojë çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe deputetin demokrat, Ervin Salianji, të cilët akuzohen për çështjen ‘Babalja’, për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim.

Në apel u hodh sot shorti midis dy anëtarëve të trupit gjykues të përbërë prej gjyqtarëve Genti Shala dhe Elona Toro, dhe u përzgjodh kjo e fundit.

NJOFTIMI
Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:

Sot më datë 16.03.2023, çështja penale e lartpërmendur u shortua midis dy anëtarëve të trupit gjykues të përbërë prej gjyqtarëve Genti Shala dhe Elona Toro.
Në bazë të shortit elektronik, çështja i ra për gjykim gjyqtares relatore Elona Toro.

Në vazhdimësi, do njoftoheni për ecurinë e kësaj çështje./Albeu.com/.


Shtuar 16.03.2023 16:18