Richard Grenell gjendet në Shqipëri aty ku edhe ka komentuar “luftën” Berisha -SHBA dhe gjyqin që po zhvillohet në Francë Paris.
Gjatë një interviste për “Radion e Qendrës Amerikane për Ligj dhe Drejtësi”, emisionit “Sekuloë”, Grenell ka deklaruar se nuk ka prova ndaj Berishës, duke deklaruar se sekretari Blinken duhet të përgjigjet në Gjykatën e Parisit.
– Z. Berisha i cili është ish-presidenti i Shqipërisë u mirëprit nga dy të ftuar të Presidentit Bush dhe Presidentit Hë dhe tani Gjykatat e Parisit ka marrë këtë çështje për ta shqyrtuar atë. Sekretari Blinken duhet të përgjigjet në gjykatën franceze për atë që ka bërë.
Rikujtojmë se Berisha bashkë me familjen e tij u shpallën “non-gratë” pak muaj më parë për korrupsion, akuzë e cila është kundërshtuar me forcë nga ish-kryeministri, me të cilin Blinken pritet të përballet në Francë për akuzën “shpifje”./albeu.com/