Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, babai i këngëtarit Noizy paraqitet në GJKKO si dëshmitarë

Këtë të mërkurë, Bashkim Rajku, babai i Noizyt dhe motra e reperit janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), si dëshmitarë në gjyqin ndaj Laert Haxhiut.

Seanca e kaluar, ku pritej të dëshmonte edhe Noizy u shty.

Të lidhura

None found

Ata janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.

Për episodin e tritolit në dyqanin e Noizy-t në Durrës, avokatët e tij kërkuan të thirret si dëshmitar Bashkim Rajku dhe djali i tij Noizy.

Tritoli ne lokalin e reperit

Grupi i Laert Haxhiut, mësohet se qëndron pas vendosjes së tritolit në lokalin e reperit Noizy.

Sipas policisë, autorë të dyshuar të ngjarjes janë Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi) dhe Erisiano Abedini.

Ngjarja ndodhi mëngesin e 8 qeshorit 2022, ku si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.


Shtuar 13.05.2026 11:24