Gjyqi i Belerit, vendoset data për seancën në Apelin e Posaçëm

Është vendosur edhe data se kur do të mbahet seanca gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Raportohet se seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për Belerin, do të mbahet në orën 10:00 të datës 27.05.2024.

Fredi Beleri, është dënuar me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. Ai ka ankimuar në Apel dënimin nga GJKKO-ja.


Shtuar 16.05.2024 13:40