“Nuk mbaj mend asgjë, më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, jam i penduar”. Kështu është justifikuar para togave të zeza Olgert Dhimitri, 37-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Ilir Kapos në Tiranë. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg. 60-vjeçqri u sulmua për vdekje nga i riu pas një sherri verbal, që degradoi në përplasje fizike duke bërë që i riu të nxirrte thikën e të sulmonte për vdekje Kapon.
Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Ngjarja u regjistrua të shtunën pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë. Autori dhe viktima kishin njohje të mëparshme dhe jetonin në të njëjtën lagje.