Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso tha se gjykata i ktheu vulën dhe selinë demokratëve duke njohur shkarkimin e bashës dhe Kryesisë.
“Gjykata vendosi tu kthente demokratëve Partinë e tyre, selinë siglën dhe simbolet e marra peng. Sot Gjykata u ktheu demokratëve partinë e tyre, duke njohur Kuvendin e 11 dhjetorit.
Gjykata njohu shkarkimin e Lulzim Bashës dhe mosnjohjen e konstituimit të Kryesisë dhe SekretariatitU njoh Komisioni i rithemelimit deri në Kuvendin e ardhshëm të 30 prillit. Ëshët ccertifikuar ajo që kemi thënë që firmat ishin aty. Është një vendimarrje evonuar sepse duhet të ishte marrë para 1 muaji, por më mirë vonë se kurrë”, u shpreh Kaso.