DOKUMENTI/ Gjykata: Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike

PD ka dorëzuar në KQZ vërtetimin e gjykatës për përfaqësimin e partisë së krijuar në dhjetor 1990. Në dokument thuhet se kryetari i PD, Lulzim Basha, është personi i vetëm i autorizuar për të paraqitur kandidatët për kryetarë bashkie në emër të PD.

Bashkelidhur me vërtetimin e gjykatës së rrethir Tiranë i cili konfirmon se me urdhrin e ministrit të drejtësisë nr 12, datë 19.12.1990 është miratuar krijimi i partisë demokratike dhe ky doumentacion është depozituar në zyrën e regjistrimit të partive. Kryetari Lulzim Basha është personi i vetëm i  autorizuar të paraqesë në emër të partisë kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme”, thuhet në dokumentin e PD, bashkëngjitur vërtetimit të gjykatës./albeu.com


Shtuar 25.01.2022 21:14