Gjykata italiane merr vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, kushëririn e Saimir Tahirit

Gjykata italiane ka marrë vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn.

Habilaj është dënuar me 15 vite e 5 muaj me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal.

Ai u arrestua në vitin 2017 nga policia italiane së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Siçili.

Habilaj kaloi më shumë se 3 vite në paraburgim në pritje të gjyqit, por pas kërkesës së avokatit të tij, masa e sigurisë u lehtësua në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se Habilaj është kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku edhe ky i fundit u akuzua si bashkëpunëtor i grupit Habilaj në trafikimin e lëndëve narkotike./albeu.com/