Gjykata e Posaçme, ka pezulluar me një vit gjyqin paraprak ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”.
Gjykata ka konstatuar se ish-zv kryeministri, i pandehur nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për këtë proces ndaj tij.
Nga ana tjetër, prokura që ka paraqitur në gjykim avokati i tij Henrik Ligori ka qenë e hershme dhe nuk i jepte tagrat e nevojshëm për këtë gjykim.
Referuar faktit se i pandehuri Ahmetaj është në mungesë, gjykata ka vendosur pezullimin e çështjes.