Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e dy rusëve dhe ukrainasit të akuzuar për spiunazh

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e dy rusëve dhe ukrainasit të akuzuar për spiunazh.  Rusët  Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva,  të arrestuar në uzinën e armëve të Gramshit dhe  miku i tyre ukrainas, Fedir Alpatov do qëndrojnë në qeli,  deri në përfundim të hetimeve.

Tre ‘spiunët’, iu drejtuan me rekurs Gjykatës së Lartë duke ankimuar vendimin e gjykatës  së Apelit Durrës, por shkalla më e lartë e gjyqësorit nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për masë më të butë sigurie duke e rrëzuar në dhomë këshillimi. Rusët dhe ukrainasi te akuzuar për dy akuza, atë “Sigurimit të informatave” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, do të hetohen  nën masën e arrestit me burg. Tre të huajit u arrestuan pasi në muajin gusht në uzinën e Gramshit sulmuan 2 ushtarë roje me spray neoparalizues.


Shtuar 21.11.2022 09:26