Plani i qeverisë britanike për të deportuar emigrantët e paligjshëm në Ruandë ka marrë një goditje nga Gjykata e Lartë.
Sipas vendimit të Gjykatës plani është i paligjshëm, shkruan BBC.
Pesë gjyqtarë në gjykatën e lartë të vendit thanë se azilkërkuesit do të ishin “në rrezik” sepse ata mund të ktheheshin në vendet e tyre pasi deportimit në Ruanda.
Lordi Reed, presidenti i gjykatës, tha se kishte arsye të konsiderueshme për të besuar se refugjatët e dërguar në vend mund të rrezikoheshin të kthehen në vendet nga të cilat ata kanë ikur, ku ata mund të jenë subjekt i trajtimit çnjerëzor.
Në një vendim unanim, pesë gjyqtarët kryesorë thanë se Gjykata e Apelit kishte pasur të drejtë në përfundimin në qershor se nuk kishte pasur një vlerësim të duhur nëse Ruanda ishte e sigurt.
Aktgjykimi nuk ndalon dërgimin e emigrantëve në një vend tjetër, por e lë të rrënuar skemën prej 140 milionë paund të Ruandës, dhe nuk është e qartë se cilat vende të tjera janë të përgatitura të bëjnë një marrëveshje të ngjashme me Mbretërinë e Bashkuar.
Qeveria kishte argumentuar se Ruanda kishte dhënë garanci diplomatike të qarta dhe të besueshme se kushdo që dërgohej atje nga MB do të trajtohej në mënyrë të drejtë dhe njerëzore.
Por në një ndërhyrje kyçe në këtë rast, agjencia e refugjatëve e OKB-së tha se sistemi i azilit në Ruandë ishte thellësisht i padrejtë dhe zyrtarët mund t’i kthenin emigrantët në vendet e origjinës ku ata ishin persekutuar ose torturuar më parë./albeu.com