Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” me qëllim ekstradimin drejt Turqisë për shtetasin turk Faruk Fatih Ozer.
Pala mbrojtëse kërkoi “detyrim me paraqitje”, por Gjykata vendosi të ligjshëm arrestimin e 28-vjeçarit.
Kujtojmë që Ozer u arratis nga Turqia duke mashtruar gati 40 mijë turq të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex” dhe duke përfituar 2 miliard euro.
Ai prej mujash ishte strehuar në një banesë në qytetin e Elbasanit, ndërsa u arrestua nga policia teksa ishte duke shijuar pushimet në Dhërmi./albeu.com