Nuk kanë munguar as në seancën e sotme plenare tensionet mes aktorëve politikë lidhur me shkarkimin e presidentit Ilir Meta, teksa deputeti Ralf Gjoni u shpreh se është një konflikt mes dy shokësh socialistë .
“Nuk mund të rri pa i thënë 2 fjalë meqë e njoh shumë mirë marrëdhënien mes Ramës dhe Metës. Kjo nuk është një çështje shtetërore të nderuar kolegë por çështje mjekësore. Kjo është çështje andropauze. Ju lutem ngrini një grup mjekësor për të ekzaminuar shëndetin mendor të këtyre të dyve. Është e qartë që Ilir Meta ka dalë nga binarët e Presidentit. Por le të mbyllet Parlamenti në shtator, dhe ai i shtatorit të ngrejë komisione hetimore dhe ai të shkarkojë Presidentin dhe të zgjedhë të riun”, tha Gjoni.
Teksa në fund bëri edhe një propozim që të shikohet edhe mundësia e bërjes monarki të Shqipërisë, Gjoni tha se ‘ne nuk i kemi më asnjë sekondë borxh këtyre individëve që po i çajnë…(s’po e them) shqiptarëve;.