LIVE/ “Gjobitet për shkak të postimeve në Facebook”, Meta bën publike rastin e qytetarit me patronazhistin

Duke paralajmëruar se ditë në vijim do të publikohen fakte interesante për patronazhistët, Presidenti Ilir Meta publikoi rastin e një sipërmarrësi në fushën e udhëtimeve.

Nga selia e Presidencës, kreu i shtetit tha se i riu Erjon Mane, ishte kontrolluar nga patronazhistët në rrjetet sociale ku kishte publikuar një foto me një nga drejtueset e LSI-së dhe se kjo sipas Presidentit kishte shërbyer si motiv për t’i vënë gjoba të shumta.

“Ditën e shtunë marr një mesazh nga një qytetar. Kam diçka shumë serioze nga patronazhistët. Kam kaq kohë që biznesi im kërcënohet dhe gjobitet herë pas here dhe sot e kuptova. Dua të përballem në emision të drejtpërdrejt me ndihmën tuaj.

Nuk më tremb asgjë, as gjobat e këtyre horrave. Më i shkatërruar se jam. Të gjobitesh në 2001 pse ke nxjerrë foton e një politikani dhe të të vënë gjoba është për të ikur për azil. Tani e kuptuat pse është të ikësh natën.

Dhe më sjell një bisedë midis atij dhe Blendi Gonxhes. Më çon foton e kryetares së LSI-së. Postimi ka dy muaj dhe ma dërguan tani. Zotëria është këtu. Unë e ftoj të vij dhe ta sqaroj nga afër. Është një situatë tepër skandaloze se si patronazhistët ndjekin dhe survejojnë qytetarët e Shqipërisë. Se si bëjnë postime dhe pastaj shihet çfarë halli kanë. Më pas fotot, i dërgohen drejtorive përkatëse. Çdo gjë që ndodh ty e kam personale me bablokun e Rilindjes”, tha Presidenti.

Shtuar 19.04.2021 05:04