Basha: Shqetësim i madh për mua që gruaja nuk merr atë që meriton

Kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim me studente dhe profesioniste të reja, ku tha se shqetësimi i tij i madh është fakti që gruaja nuk merr atë që meriton.

Në fjalën e tij kryedemokrati u angazhua se kur të vijë në qeveri do të kthej normalitetin dhe një politikë me fytyrë dhe shpirt njerëzor.

BISEDA

Grida Duma: Po, por diskutimet qё bёjmё tё vërtetat, tё vërtetat fare domethënë se kjo ёshtё themeli. Si ti afrohemi brezit tё ri? Tё cilët nё fakt na tejkalojnë shumë shpesh edhe përtej planeve e programeve etj, etj. Problemi qё kanё gjithmonë ёshtё kjo çështja ёndёrr e integrimit. Pёr çfarë ёndёrrohet nё Shqipëri?  Si ёndёrrohet nё Shqipëri? Edhe e gjithё e gjen kudo dhe po tё takoheshim 15 vjeçare, apo 16 vjeçare apo 20, apo 22 dhe i thua çfarë do tё bёhesh? Shumë shpesh gjen djalin apo vajzën e re  qё nuk di tё tё kthej njё përgjigje. Sepse shpesh e di qё shkolla e ka mbaruar por shpesh nuk do ta bёj atё profesionin sepse modelet qё ka rreth e pёr qark janë modele me lek.

Dhe nё kёtё do tё diskutojmë pak, si mundemi ne le tё themi rinisё apo çunave dhe gocave qё leku nuk vlen gjithçka është ngatërruar në Shqipëri gjithë kohën që, ai që do të bëj para nëpërmjet punës, i barabartë me atë që do të bëjë para nëpërmjet korrupsionit, vjedhjes, përfitimit, e tjerë, e tjerë. Ne duhet të ndajmë njeriun e suksesshëm që e shijon mirëqenien me para dhe që e ndërton paranë gradualisht. Se kjo gjëja për t’u bërë i pasur brenda ditës, po e shkatërron totalisht Shqipërinë.

Pasuria brenda ditës, e dua dje, ta kisha dje. Kjo gjëja po e shkatërron gjithë rininë që sa herë që mblidhen, gjithë diskutimi është ëndërrojmë të kemi ca lekë. Dhe në fakt është kthyer në model kush? Makina e mirë, celulari i mirë, statusi i veshjes firmato, të gjitha janë të këndshme dhe kush nuk do t’i donte. Por çështja është që nuk janë qëllimi i jetës. Të thonë të gjithë në mënyra nga më të ndryshmet, sa lekë ke, sa lekë ka ai, çuni i filanit, çuni i filanes nëse ka para vlerësohet, nëse s’ka para demotivohet plotësisht. Ajo që ndodh rëndom, është kjo rënia e ëndrrës për t’u bërë njeri i arrirë. Edhe në fakt nuk është më trendi, as nuk është fendi, as nuk është e bukur sot të thuash që jam mjek.

Mjek dakord se e shikojnë si pozicion të rëndësishëm, po t’i thuash jam profesor sot, nuk përbën ndonjë status të veçantë. Është një status i mbaruar. Po t’i thuash jam djali i filan biznesmeni apo jam djali i atij që ka marrë atë tenderin, menjëherë në shoqëri rritet status-quo. Dhe ky lloj ëndërrimi i njeriut që bëhet me profesionin përgjatë, është gjëja që ne duhet të kthejmë. Njeriu që është bërë me profesionin përgjatë. Si ke ëndërruar?

Lulzim Basha: Paraja nuk blen gjithçka. Ka një këngë të njohur të Beatles “can not buy me love”, paraja nuk blen dot dashuri, paraja nuk të blen dot shokë. Dashuria dhe shokët që vijnë nga paraja, nuk janë as dashuri, as shokë. Një individ i arrirë në një shoqëri të arrirë, më të rëndësishme ka të ndihet në harmoni, në lumturi. Një pyetje shumë e vështirë, në shumë gjuhë është: cila është fjala e kundërt e vetmisë? Edhe në shqip më thoni, cila është fjala e kundërt e vetmisë?

Lulzim Basha: Është harmonia. Mirëpo ta blen harmoninë leku? A është harmoni e vërtetë ajo? Sa njerëz njohim që kanë rendur pas lekut gjithë jetën e tyre dhe kanë përfunduar të lumtur, të rrethuar nga miq të vërtet dhe të rrethuar nga dashuria. S’po flas për Shqipërinë, se Shqipëria  30 vite ka që është futur në rrugën e mirëqenies ekonomike. Po flas për botën. Pra, është e vërtetë që paraja nuk blen gjithçka, por arsimi, edukimi, kultura, statusi që vjen përmes vlerësimit të duhur, të vlerave të duhura, të punës. Këto pastaj janë mekanizmat që një shoqëri i japin çdo individi vendin që i takon. Roli i qeverisjes për ne të djathtët, është që jo vetëm mos ta pengojë, por ta nxisë individin si pjesë të shoqërisë, të arrijë këtë status.

Përball kemi tjetër mendësi, që shteti është gjithçka dhe shteti do përcaktojë ku do rrish, si do rrish, me një këmbë apo me dy këmbë, kur të dua unë e si të dua unë e si të dua unë. Këto janë dy ndarjet e mëdha ideologjike. Fatkeqesisht në Shqipëri nuk bëhet fjalë për ideologji . Këtu ka një qasje që është qasja jonë, qasja e lirisë individuale, e drejtës për të zgjedhur, e mundësive dhe shanseve të barabarta për të shfrytëzuar talentet, individualitete të cilat janë të ndryshme, se s’mund të pretendojmë që të gjithë do të jenë artistë të arrirë, që të gjithë do jenë sportistë të kombëtares, të gjithë do të jenë shkencëtarë dhe do të marrin çmimin Nobel. Por të paktën mundësia që gjithkush të shfrytëzojë aftësitë e veta apo talentet e veta, për të jetuar dhe për të ndërtuar një jetë të denjë, jo thjesht si individ, por si pjesë e shoqërisë.

Kjo është një e drejtë e patjetërsueshme në kuptimin tonë të të bërit politikë, pra të shërbyerit të një të mire publike. Natyrisht ka nga ata që nuk konkurojnë dot për arsye të ndryshme, fatkeqësive, shëndeti dhe këta nuk mund të mbeten pas. Në qoftë se ata i lëmë mbrapa, atëherë ne jetojmë në një shoqëri të ndarë në dysh. Pra pa diskutim programi ynë, plani ynë për të nesërmen është që askush nuk mbetet mbrapa, askush. Edhe ata që fati i ka lënë mbrapa, edhe ata që një përzierje e pamundësisë apo e paaftësisë për të konkuruar i ka nxjerrë në limite, në periferi të shoqërisë, edhe ata meritojnë një shans. Sigurisht që kjo është një detyrë shumë e rëndë, shumë e madhe e cila kërkon përgjegjësi , kërkon seriozitet, por mbi të gjitha kërkon normalitet, kërkon një fytyrë njerëzore të politikës, një shpirt njerëzor të politikës.

Grida Duma: Kjo është sfida më e madhe që kemi.

Lulzim Basha: Nuk është vetëm e imja, nuk është vetëm e jona, është sfida e shoqërisë.

Grida Duma: Unë edhe po e diskutoja me gocat përpara, ne nuk e çmontojmë dot faktin që njerëzit shohin liderin, shohin individin.

Lulzim Basha: Duhet ta çmontojmë sepse secili duhet të jetë lideri i vetes së vet.

Grida Duma: Ne nuk e përjashtojmë dot që jemi shoqëri që shohim individin , atë karizmatikun, të madhin, ulëritësin, bërtitësin, zhurmuesin, që kërkon brohoritje, që kërkon bastisje e hapësirës së tjetrit , gjithçka. Unë mendoj që sfida e Lulzim Bashës si kryeministër përtej gjithë gjërave të tjera, që është fillimi i vendit, mirëqenia etj etj, është nepermjet rolit individual të heqi rolin e individit , që është njëkohësisht kundërshtia e vetvetes. Domethënë të vijë individi i cili do të thotë të gjithëve që nepermjet meje ju do zbrisni kultin e individit. Është gjë shumë e rëndësishme, gjë shumë e madhe. Domethënë si ta normalizojmë këtë shoqëri. Ne themi heroizmin, më kujtohet Orteka Gaset që thoshte kohët tona nuk kanë më heronjtë me shpata, me prazmore, kanë heronjtë e durimit, heronjtë që tregojnë që e zakonshmja është sistemi më i vyer i qytetërimit, ajo që ndërton ngadalë, ngadalë dhe unë mendoj që sfida më e madhe dhe patjetër në mbështetjen tuaj, tënde, tonën se nuk dua ta them tani me përemër por e di që këtë e ke vetë në kuptimi të jesh kulti i individit që zbret kultin e individit.

Lulzim Basha: Shiko, kjo nuk është kaq e vështirë për mua madje është pjesë e imja sepse ne njihemi me Gridën prej kohësh, bashkë takohemi për herë të parë. E kam thënë gjatë fushatës. Nganjëherë fushata ka vetinë që të nxjerrë në sipërfaqie, të bën të komunikosh gjëra që ne i mendojmë, i kemi bindje të thella por në morinë e gjërave që sjell përditshmëria nuk jepet mundësia ti komunikosh. Dhe një nga gjërat që kam thënë kryesisht në studio ku jam pyetur por edhe me njerëzit kur jemi ulur në biseda, roli i lidershipit është i dyfishtë, pa diskutim.

Të drejtoj, të udhëheq, të rrëfej rrugën drejt përballjes me sfidat me sukses, tejkalimin e tyre dhe arritjen e objektivave dhe kjo do të thosha është roli kryesor por ky rol nuk mund të kryhet kurrësesi me sukses dhe cdo sukses i përkohshëm do të shuhet, do të c’bëhet në kuptimin afat mesëm, afatgjatë nëse nuk bën dot pjesën tjetër, nëse nuk kupton dot përgjegjësinë tjetër që ka, nëse nuk realizon dot atë përgjegjësi që është që në atë moment ti je dhe modeli, je modeli në gjithçka, jo vetëm në shoqëritë si të tonat që për fat të keq vijën nga një e kaluar e kultit të individit. Por edhe në shoqëri me opinion publik shumë të fortë , me një elitë intelektuale shumë  të fuqishme.

Dikush që ka këtë pushtet me kushtetutë, me zgjedhje, dikush që ka këtë ekspozim, këtë megafon se normalisht kryeministri, presidenti, deputeti, ministri ka një megafon shumë më të madh se cdo qytetar tjetër automatikisht ke një përgjegjësi, je model. Je model për të gjithë, je model për bashkëpunëtorët, për vartësit, për administratën, je model për familjet, për prindërit pra je model në cdo gjë. Pra duhet  ta peshosh mirë fjalën sepse këtu pastaj vijmë në disa lloj përplasjesh të cilat mbartin me vete rreziqe të mëdha. Përplasja e fundit është ajo midis populizmit, pra manisë për të thënë atë që mendon se do të ketë efekt të menjëhershëm pavarësisht nëse efekti do të jetë negativ ndoshta dhe shkatërrimtar të nesërmen ose pas një jave apo pas një muaji ose durimit dhe seriozitetit, pushteti  për njeriun e lirë dhe për njeriun e përgjegjshëm është në radhë të parë përgjegjësi jo privilegj, është përgjegjësi e jashtëzakonshme

Qytetari: Mendoja ta vazhdonim këtë bisedë në lidhje me modelin, sepse sot ne jemi në kushtet kur duhet të mbrohemi nga ai që na qeverisë, që do të thotë, të kemi një model të tillë nga i cili duhet të mbrohemi që mos të marrim asgjë, asnjë veti të tij. Ne na duhet një model me integritet, pra ajo që tha dhe Grida, një person normal, një si gjithë ne që udhëheq, që ka përgjegjmërinë të udhëheq me dinitet, të veprojë dhe të zgjedhë. Ne jemi sot këtu sigurishtë për tju mbështetur për ëndërrën europiane të përbashkët

Lulzim Basha: Padiskutim që prek kudo padurimi për ndryshim, e prek edhe shpresën dhe besimin se ky ndryshim vjen duke votuar për partinë demokratike dhe kjo është një vlerësim për punën që kemi bërë, në vecani përsa i përket programit tonë që është një program serioz dhe pozitivizmit që ka karakterizuar fushatën tonë, i kemi ikur kurthit të tij të banalitetit, të uljes sa më shumë të stejkës dhe të pritshmërive të shqiptarëve për të thënë të gjithë janë njësoj, përkundrazi sa më shumë e ulte ai stejkën( verifikim13:14) …aq më shumë e rrisnim ne. Paradoksi dhe po e mbyll me këtë për tua dhënë fjalën sepse është një paradoks që duhet ta zgjidhim bashkë, është që ndërkohë që ne i kemi këto kapacitete, i prodhojmë këto kapacitete, por i humbim më shpejt dhe më shumë se cdo vend tjetër i rajonit drejt perëndimit, ndërkohë që nuk mund të dalim nga kjo situatë pa i patur këtu dhe pa u dhënë pushtetin, veglat, mekanizmat që të na ndihmojnë të ndihmojmë Shqipërinë të ecë përpara

Grida Duma: Në themel shpesh ndodh e njëjta gjë që pavarsishtë që ne themio varfëria ekonomike, varfëria ekonomike, por njerëzit vuajnë më shumë padrejtësinë se sa varfërinë, po ti vendosësh të dyja në peshoren e të keqes. Njerëzit vuajnë më shumë kur i keqtrajtojnë, i ofendojnë , se sa thjeshtë kur nuk kanë. Nuk ka nevojë që infermjerja sot të ta kërkojë, sepse njerzit e japin sepse nuk ndihen më të sigurt për asgjë, pra siguria në këtë vend, është siguria kur jep para dhe para duhet të japësh sa më shumë para. Tjetri që ka tenderin më të lartë , ai është dhe më i sigurt, pra ose i pyes herë pas here, shikoni policin në rrugë, cfarë ndjeni kur shikoni policin në rrugë, bezdi apo siguri, bezdi, pra nuk të jep shteti idenë që është duke u kujdesur, por të gjitha këto vijnë si pasojë e një gjeje madhore.

Kush është kjo gjëja, është ky stili që janë mësuar dhe e ngrenë në legjendë për sjelljen e shqiptarëve, rrifi, shaj, presionoj, kërcënoj, se do të binden. I forti është ai që shfryn dhe nuk është i fortë ai që përbahet se ky është themel  i madh. Domethënë nëse deri sot nuk ke zgjedhur asnjë moment, sdo thuash asnjë sharje, të mos bërtasësh asnjë moment dhe të mos shfrysh nervat e tua dhe nuk e ke bërë në fakt. Dhe çfarë është kjo? Është shenjë e pasjes të vetëkontrollit. Në të gjitha njohuritë shkencore apo të mençurisë popullore njeriu i mençur që është në gjendje të udhëheqë është njeriu që ka vetëkontroll dhe njeriu që shpërthen, që lëshohet që e lenë nervat është njeriu që historikisht, në të gjithë historitë e lidershipit është ai që i ka bërë keq vendit. Sepse pushteti është i mundshëm që kur shfryn ti do të shfrysh tek ata se ku do të shfrysh tjetër. Pra normaliteti, qetësia, vetëkontrolli janë forca.

Basha: Do kthej normalitetin, politikë me fytyrë njerëzore, me shpirt njerëzor

Qytetare: Unё jam Eljona, kam mbaruar pёr Shkenca Politik, aktualisht jam Master Studime Rajonale, master shkencor dhe punoj si gazetare.

Lulzim Basha: Po bën studime tё politikës rajonale si master?

Eljona: Po master shkencor dhe po punoj si gazetare.

Elda: Përshëndetje! Jam Elda. Atëherë kam mbaruar studimet nё nivel bachelor nё Marrëdhënie Ndёrkombёtare. Pastaj kam mbaruar masterin pёr Studime Strategjike. Momentalisht drejtoj njё aktivitet privat si menaxhere dhe administratore. Dhe s’di ç’ tё them mё shumë, do tё kisha patjetër dëshirë tё mund tё ushtroja profesionin nё atё çka unё kam mbaruar, por me shumë shpresë dhe bindje tё plot do gjërat do tё vijnë mё mirё patjetër.

Lulzim Basha: Absolutisht. Jemi njё vend shumë tё bukur me tё gjitha kuptimet. Domethënë nё shoqërinë qё ndodhem, dhe nё ambientin qё ndodhem duket sikur je nё zemër tё Europës.

Qytetare: Kjo ёshtё edhe arsyeja, pse ne dhe si ne tё gjitha tё rejat këtu por edhe ata tё tjerët qё, tё cilët kemi ndenjur dhe përpiqemi, kemi treguar besim qё çdo gjё do tё vij momenti.

Lulzim Basha: Kjo ёshtё e rëndësishme se ambienti nё vetvete nuk e bën kёtё njё hapësira Europiane, prandaj e nisa me shoqërinë qё ndahen dhe nё ambientin ku ndodhemi. Këtu jemi nё zemër tё Europës, nё fakt nga ana gjeografike jemi nё zemër tё Europës. Nga ana politike, ekonomike dhe shoqërore ende jo. Por do tё ishte shumë mё keq nё qoftë se nuk do tё kishim tё paktën potencialet, kapacitetet njerëzore pёr t’u mbështetur qё ta bёjmё atё ёndёrr realitet.


Shtuar 19.04.2021 17:35