Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë.
Prej 30 dhjetorit 2023, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.
Të lidhura
None found
Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për kompleksin Partizani.
Më 22 tetor 2023 dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi u arrestua me urdhër të SPAK. Malltezi u vu në pranga në Aeroportin “Nënë Tereza” teksa priste bashkëshorten. Urdhër arresti u lëshua për llogari të hetimit të Strukturës së Posaçme mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Por disa muaj më pas masa u zbut dhe u vendos që Malltezi të qendrojë në arrest shtëpie./albeu.com
