GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Trupa gjykuese e GJKKO, e përbërë nga Flora Hajredinaj, Erjon Hani dhe Erjon Çela, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha dhe të pandehurit e tjerë.

Burime bëjnë me dije se pretenca shpallet në datën 17 nëntor ora 10:00.

Kujtojmë se ish-gjyqtarja Hoxha ndodhet në burg për korrupsion, pasi akuzohet se ka liruar disa “të fortë” të dënuar me burgim të përjetshëm./albeu.com

 

 

 


Shtuar 2.11.2021 16:03