Gjithë shteti në këmbë, RENEA dhe FNSH rrethojnë zonën e Ishull Lezhës për kapjen e autorit të vrasjes (VIDEO)

Shtetasi i dyshuar si vrasësi i oficerit të policisë në Lezhë, sipas informacioneve, nuk është larguar ende nga vendngjarja.

RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë kontrolle të imtësishme për gjetjen dhe prangosjen e tij.

Nga ana tjetër edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu bashkë me drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocajn po shkojnë në vendngjarje.

Një grup i posaçëm është ngritur për këtë ngjarje që çoi në vrasjen e policit gjatë një kontrolli në zonën e mbrojtur të Kune-Vain për kultivim kanabisi./albeu.com


Shtuar 28.09.2021 12:22