“Gjithçka ka rënë!”, Duma për ngjarjen në Gramsh: Rama të dëgjonte Zelenskyn, turistët rusë nuk duhej të lejoheshin në vend

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Gramsh, ku dy ushtarë u sulmuan nga tre shtetas të huaj rusë dhe ukrainas, të cilët tentuan të hynin në uzinën e armëve.

Me anë të një statusi në Facebook, deputetja shprehet se e gjitha është rezultat i faktit që kryeministri nuk e mori seriozisht paralajmërimin dhe kërkesën e presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, i cili në adresimin për Parlamentin shqiptar tha se në vend nuk duhej të pranoheshin turistët rusë.

Postimi i plotë:

Kapitullim!!

Dy ushtarë në repart ushtarak, sulmohen me kimikate nga “turistë” rusë, që i vijnë qark uzinës së armëve, repartit ushtarak, me ditë e ditë, e fotografojnë e vëzhgojnë, dhe kanë edhe guximin të sulmojnë me kimikate ushtarë me uniformë.

Kjo është mbrojtja e vendit!!!

Kapitullim!

Gjithçka ka rënë!

Mbrojtja, shërbimet informative, siguria në parandalim.

Muaj më parë, e thamë dhe theksuam, që kërkesës se Zelenskit drejtuar parlamentit shqiptar, që mos të pranoheshin turistë rusë, sepse rreziku që spiunazhi, apo kriminelë të luftës të hynin si turistë ishte i lartë, duhet ti përgjigjeshim menjeherë pozitivisht.

Ja rezultati, sot çdo përdredhje e Ramës “ishin nuk ishin”; nuk mbulon dështimin që e ka vënë sigurinë kombëtare në pikëpyetje.

E gjitha sepse Rama, nuk ndan dot çfarë shitet e çfarë nuk shitet, çfarë mbrohet e çfarë nuk tenderohet mbi Shqipërinë.