Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se mund të ketë një dialogim të dytë për Avokatin e Popullit.
Në një bashkëbisedime me gazetarët, Gjiknuri deklaroi se mazhoranca nuk mund të votonte propozimet e opozitës pasi konkretisht kandidati Ledio Braho ishte një person tepër i politizuar.
“Mendoj se është spekulim që ka pasur një pazar apo këmbim të votave për kandidatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranit dhe Ledio Brahos. Shumica e votave të realizuara me vullnet të lirë nga deputetët e mazhorancës treguan se nuk ka pasur asnjë tendencë për të bërë vota të një shumice të caktuar. Kjo është përgjigjja e vërtetë dhe këtë e konfirmojnë faktet.
Avokati i Popullit presupozohet figurë konsensuale dhe në të kaluarën përpjekjet kanë qenë që të gjendet një figurë e pëlqyer nga opozita por të mos kthehet më pas në zyrë partie. Nga diskutimet, u përfundua se emri në fjalë, është shumë i politizuar dhe është zgjatim i PD në gjithë aktivitetin e zyrës së Avokatit të Popullit.
Unë mendoj se mazhoranca duhet të eksplorojë për të gjetur kandidaturë që do ketë pëlqimin e opozitës shqiptare dhe kjo do të thotë se mund të ketë diskutim të dytë. Duhet të kemi një emër të përshtatshëm, emra që rezonojnë përtej partive politike”, deklaroi Gjiknuri.
Sa i përket situatë ekonomike, Gjinuri tha se Shqipëria arriti të ruajë rritjen e natyrshme ekonomike dhe stabilitetin fiskal.