Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II, i ndodhi diçka e pakëndshme me ushqimin e saj.
Gjatë vaktit, ajo gjeti një kërmill në pjatën e saj të ushqimit, gjë që nuk ishte aspak e hijshme, sidomos për një Mbrëtëreshë.
Reagimi i saj ishte mjaft i veçantë dhe mori gjithë vëmendjen e merituar.
Thuhet se anëtarja e Familjes Mbretërore hoqi një faqe nga libri i komenteve që duhej të përdorej për të përcjellë vlerësimin e saj – ose neverinë – për kuzhinierin që kishte gatuar pjatën e saj.
Me këtë rast ajo vendosi një kërmill të vdekur në faqe para se të shkruante “E gjeta këtë në sallatë – a mund ta hani atë?”, dhe e dërgoi atë në kuzhinë, raporton revista Daily Mail’s ëeekend.
Por pavarësisht se është krere e shtetit, Mbretëresha thuhet se ka një shije të thjeshtë kur është fjala për ushqimin, pasi një nga kuzhinierët e saj të mëparshëm, Darren McGrady, zbuloi se asaj i pëlqejnë ushqimet “e pastra dhe të thjeshta”, të tilla si peshku i Doverit në skarë mbi spinaq të venitur./albeu.com