Gjesti human, 32-vjeçari shet makinën dhe blen 130 bombola me oksigjen për të sëmurët me Covid në Indi

India prej javësh ndodhet në një krizë pandemike, ku mijëra pacientë po vdesin çdo ditë për shkak të valës së dytë të koronavirusit. Njerëzit po vdesin edhe për shkak të mungesës së oksigjenit dhe mungesës së shtretërve spitalore, pasi spitalet janë në kolpas.

Shtetet dhe njerëz nga e gjithë bota po përpiqen të ndihmojnë Indinë të furnizohet me oksigjen. Gjesti i një 32-vjeçari ka marrë vëmendjen e të gjithëve, informon albeu.com.

Reshma Aub Shaikh, i rritur në një lagje të varfër të Mumbait, shiti makinën dhe me 12,000 dollarët bleu 160 bombola oksigjen për të sëmurët me Covid.

I riu tha se, ajo çfarë e shtyu për këtë gjest ishte vdekja e motrës së shoqes së tij më të mirë, e cila humbi jetën vetëm sepse mungonte oksigjeni.

“Gjithë çfarë i duhej ishte oksigjeni, kjo mund ta kishte shpëtuar atë dhe fëmijën e saj të palindur”, thotë Shaikh./albeu.com

Shtuar 12.05.2021 08:54