Blindohet zona, FNSH zbarkon në Fushë-Krujë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Krujës duke nisur një aksion në fshatrat e malësisë.

Mësohet se efektivë të shumtë policie po ushtrojnë kontrolle në banesa, biznese si dhe kanë ngritur pika ndalimi në akse të shumta rrugore, ku kanë indicjen se mund të ndodhen persona me rrezikshmëri të lartë.

Mësohet se forcat e FNSH janë me tre fugona, kryesisht nga Tirana/albeu.com

 


Shtuar 12.05.2021 08:47