Gjesti që po bën xhiron në rrjet/ Lokali në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq

Numërimi ka nisur mbrapsht dhe shumë pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes Kosovë-Turqi. Ajo që po bën xhiron në rrjet është një gjest i veçantë nga një lokal në Prishtinë.

Në hyrje të kafenesë është vendosur një letër me një mesazh domethënës: “Sot rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju paguat më 1999, sot nuk keni asnjë detyrim”.

Të lidhura

None found

Ky mesazh lidhet drejtpërdrejt me periudhën e luftës së Kosovës, kur Turqia ishte ndër vendet që mbështeti popullin e Kosovës në momentet më të vështira. Pronari i lokalit, përmes këtij gjesti simbolik, ka zgjedhur të rikujtojë mirënjohjen dhe lidhjen historike mes dy shteteve.

Reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, me shumë qytetarë që e kanë cilësuar këtë veprim si një shembull përtej rivalitetit sportiv.

 


Shtuar 31.03.2026 15:28