Gjermania premton 1 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Qeveria gjermane ka njoftuar se planifikon të lëshojë më shumë se 1 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm i vendit, Christian Lindner, konfirmoi se qeveria kishte vendosur të rrisë ndihmën ndërkombëtare në sektorin e mbrojtjes në 2 miliardë euro, me gjysmën e saj për Ukrainën.

Kujtojmë se së fundmi dhe SHBA ka dhënë 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Pas këtij vendimi, ka reaguar Rusia e cila e ka paralajmëruar se nëse e vazhdon ta ndihmojë Ukrainën ushtarakisht do të marrë masa të paparashikueshme./albeu.com


Shtuar 16.04.2022 07:33