Gjeni ç’masë unaze keni me katër hapa të thjeshtë

Metoda e mëposhtme, përpiluar nga Who What Wear është shumë e thjeshtë. Kërkon vetëm një copë letër, një vizore dhe grafikun vijim. Ha një minutë kohë dhe mund ta bëni kudo.

Gjeni një fije të hollë letre të prerë vertikalisht dhe mbështilleni rreth gishtit që ju intereson. Më pas, me laps, vizatoni një vijë aty ku letra prek veten pas rrotullimit.

Letrën shtrojeni të sheshuar dhe masni distancën nga fillimi deri në vijën e vizatuar vetë. Sigurohuni që vlerën ta ruani në milimetra.

Pjesa tjetër është e thjeshtë. Mjafton të kërkoni vlerën tuaj në grafikun ndërkombëtar të konvertimit të masave të unazave, të cilin e gjeni duke klikuar këtu. Shihni në kolonën me titull Inside Circumference (perimetri i Brendshëm) për vlerën më të përafërt me tuajën. Në pjesën e djathtë të grafikut gjeni mënyrat e ndryshme të emërtimit për shtete të ndryshme. Përdorni cilëndo t’ju vijë për mbarë.


Shtuar 2.01.2023 12:36