Roskoveci është tronditur mëngjesin e sotëm, ku 35-vjeçari Nertil Buzi ka vrarë me çifte ish-vjehrrin, Kosta Plaka, ka plagosur ish-vjehrrën dhe më pas ka rrëmbyer ish-partneren e tij.
Pas disa orësh ai la liruar të renë, ndërsa ende vetë vijon të jetë në arrati. Emri i Nertil Buzit është përmendur në media edhe në 2022, atëherë kur në Angli u mor peng.
Ishte policia që arriti ta shpëtonte atë, ndërsa ishte rrëmbyer nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.
Të lidhura
None found
Policia britanike arrestoi në atë kohë 7 shqiptarë.
Buzi u mbajt peng për një javë nën kërcënimin se do ta vrisnin nëse nuk paguheshin 400 mijë sterlina nga të afërmit.
Shkaku i pengmarrjes dyshohet se është përplasja mes dy grupeve rivale në kontrollin e shtëpive të barit. Ai ishte keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore dhe videot i dërgoheshin familjarëve të tij.
Ditën kur skadonte afati pagesës, së ndërhyri policia dhe liroi pengun duke çuar në pranga 7 persona të përfshirë në këtë vepër penale.
