Gjendet pa shenja jete një person në Durrës, detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një përson është gjetur pa shenja jete në qytetin e Durrësit.

Shtetasi F.K, rreth 50-vjeç, i cili dyshohet se ka qenë endacak është gjetur në rrugë në lagjen nr.17.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në lagjen nr. 17, Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasi F. K., rreth 50 vjeç (dyshohet endacak).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com