Policia njofton për gjetjen e një burri pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Kamenicë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për ekzaminim.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHUAR/Kamenicë 27.08.2022-16:55. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor.