Gjendet pa shenja jete në mes të rrugës i moshuari, dyshimet e para

Një 70 vjeçar është gjetur në rrugë , pa shenja jete rreth orës 06:30, në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit” .

Viktima është identifikuar si shtetasi Fiz Shoshaj 70 vjeç nga Mati. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet vdekje natyrale .


Shtuar 9.05.2021 08:09