Gjendet një trup i pajetë në Çukë të Sarandës, i treti brenda muajit

Një 80-vjeçar është gjetur i pajetë na fshatin Çukë të Sarandës.

Sipas burimeve për albeu.com, mësohet se bëhet fjalë për Andrea Capon, i cili është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga fqinjët e tij.

Ai kishte ndërruar jetë rreth 3 orë para se të gjendej. Viktima jetonte i vetmuar, pasi fëmijët ishin larguar në emigrim.

Paraprakisht, policia nuk ka konstatuar gjurmë dhune në trupin e tij, megjithatë pritet të bëhet ekspertiza e nevojshme për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Me rastin e sotëm shkon në tre brenda 20 ditësh numri i personave të moshuar nga ky fshat që janë gjetur të pajetë në banesat e tyre. Ata janë lënë të jetojnë të vetëm në shtëpitë e tyre në Cukë edhe pse janë prindër fëmijësh.

Ky është fenomeni i këtyre viteve me të moshuarit në vendin tonë. Tanimë në fshatin Cukē thonë: Kush e ka radhën nga të moshuarit./albeu.com/


Shtuar 28.01.2022 11:01