Gjendet një trup i pajetë në afërsi të fshatit Fierzë

Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë. Sipas informacioneve nga policia, trupi i pajetë i përket shtetasit Vladimir Kola, 41 vjeç nga Fierza me banim në Durrës.

Trupi u gjet në një pus uji, teksa BalkanWeb shkruan se Kola kishte shkëputur kontaktet me familjen prej 20 janarit, pasi kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej afërmve.

Të lidhura

None found

41-vjeçari, i pamartuar njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe bëhet e ditur se ishte larguar dhe me parë nga banesa.

Trupi i pajetë sapo ka mbërritur në morgun e spitalit të Pukës dhe po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes. /albeu.com


Shtuar 25.01.2023 18:40