Gjendet një predhë e paplasur në Lezhë

Një predhë e paplasur është gjetur gjatë punimeve në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Lezhë. Mësohet se predha është gjetur gjatë gërmimeve që po bëhen për ndërtimin e një pallati, ku do të sistemohen personat që kanë humbur banesat e tyre pas tërmetit të 21 Nëntorit të 2019-tës.

Vendi ku është gjetur predha është rrethuar nga policia e cila po kryen veprimet dhe pritet ndërhyrja e forcave xheniere për të shpërthyer  predhën.

Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë periudhe mund ti përkasë kjo predhë.

 


Shtuar 1.04.2021 10:06

Tags: ,