Gjendet i vdekur një person te një kabinë elektrike në Tiranë

Një person është gjetur i vdekur pranë kabinës elektrike te parku, te rruga “Kongresi i Lushnjës”.

Dyshimet e para janë se mund të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në rrugën “Bab Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike, pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 7.11.2021 17:07

Tags: