Gjendet i vdekur në kanal 59-vjeçari nga Lushnja

Një 59-vjeçar nga Lushnja është gjetur i vdekur në një kanal.

Ai ishte shpallur i humbur dy ditë më parë nga Policia e Lushnjes, e cila ndërkohë kishte nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Albeu.com/


Shtuar 29.05.2023 15:13