Gjendet i pajetë turisti në Sarandë, çfarë dyshohet

Foto ilustruese

Një shtetas anglez, i cili kishte ardhur për pushime në bregdetin e jugut është gjetur i pajetë në banesën me qira ku po qëndronte.

Dyshohet se shtetasi me iniciale A.G, 64-vjec ka ndërrur jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftim policie

Sot, rreth orës 10:00, në lagjen nr.1, Sarandë, është gjetur pa shenja jete, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi anglez A. G., 64 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 11:41