Një 34-vjeçar është ka ndërruar jetë në fshatin Mbyet të Fierit pasditen e sotme.
I riu, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier, dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. /albeu.com