Gjendet e shkrumbuar makina në Kavajë, dyshohet se u përdor nga autorët e ekzekutimit në Elbasan

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan me armë zjarri në lagjen e njohur “Skënderbeu”.

Rreth dy orë pas ekzekutimit të Çakës mbrëmjen e sotme në Elbasan është gjetur një makinë e djegur në Kavajë, e cila paraprakisht dyshohet se u përket autorëve të vrasjes.

Dyshohet se kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar në drejtim të çiftit Çaka, ku ndërroi jetë 41-vjeçari ndërsa gruaja e tij Silvana mori një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Everest Çakës iu bë pritë në momentin që po shkonte te prindërit e gruas në lagjen “Skënderbej”.


Shtuar 11.05.2021 22:12